Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Atentat në qendër të Shkodrës, një i vrarë dhe një i plagosur

08:20 / 03 Qershor 2022

U Kopjua

Tronditet sërish Shkodra, kësaj here nga një atentat me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person, ndërsa është plagosur një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur pranë markatës në lagjen “Rus” dhe raportohet se viktima është Naim Bajri, ndërkohë që nuk dihet identiteti i të plagosurit.

Ndërkohë një makinë e djegur është gjetur në zonën e by-pass që mendohet të jetë përdorur nga atentatorët.

Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në hyrje daljet e qytetit dhe po punojnë për kapjen e autorëve./a2cnn