ATK njofton se këngëtarët nuk i raportojnë të ardhurat e tyre

09:08 / 20 Shtator 2022

U Kopjua

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se ka këngëtarë që nuk bëjn

Sipas tij, tendenca e ATK-së është që të bëhet identifikimi i të hyrave dhe në bazë të asaj të bëhet kalkulimi dhe vjelja e tatimit.

“Biznes nënkuptohet edhe individi sepse ai mund të realizojë të hyra. Në këtë rast edhe këngëtari duhet të jetë i regjistruar si biznes i cili duhet të lëshojë kuponin fiskal”.

“Gjatë inspektimeve tona ne kemi rastisur që të kemi këngëtarë që nuk kanë bërë raportime të sakta edhe pse të dhënat tona nga burime të ndryshme kanë treguar një gjendje krejt tjetër”.

“Në këtë rast nuk është synimi jonë që të shqiptohet një gjobë. Tendenca jonë është që të identifikojmë të hyrat që e ata kanë realizuar dhe në bazë të tyre të vilet takimi sepse një gjobë mund të jetë simbolike në raport me të hyrat që ata realizojnë