In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Autoriteti i Konkurrencës fillon hetimin për tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë

me 23 Maj 2020 ora 12:25

U Kopjua

Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka njoftuar se është autorizuar një divizion për t’i ndërmarrë gjithë hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë pandemisë.

Preteshi ka thënë se AKK pistën hetimore do ta orientoj vetëm tek aspekti i BIDRIGGING apo manipulim me oferta.

“Ju njoftoj se AKK pisten hetimore do ta orientoj vetëm tek aspekti i BIDRIGGING apo manipulim me oferta. BidRigging është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Vertikale ndërsa BidRigging që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjë me arritjen e Marrëveshjeve Horizontale.”, ka thën Prestreshi.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Pasi që kemi autorizuar divizionin Anti-kartel për t’i ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të filluar hetimin preliminar në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë të shpallur gjatë Pandemisë , dje jam njoftuar nga ky divizion se tani më veq i kanë pranuar dosjet.

Ju njoftoj se AKK pisten hetimore do ta orientoj vetëm tek aspekti i BIDRIGGING apo manipulim me oferta. BidRigging është vepër penale vetëm atëherë kur kemi të bëjmë me arritjen e Marrëveshjeve Vertikale ndërsa BidRigging që bie në kompetenca të AKK-së është kur kemi të bëjë me arritjen e Marrëveshjeve Horizontale.

Pra bidrigging me marrëveshje vertikale në tenderët publik i trajton Prokurori përkatës dhe

Bidrigging me marrëveshjet horizontale i trajton Autoriteti.

Për çdo qështje tjetër që është në interes të publikut do t’ju mbajmë të informuar.