Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Avokati: Serbia tentoi ta paraqes Thaçin si “kërcënim”, rasti i Dick Martyt i rrëzoi të gjitha pretendimet

14:29 / 29 Qershor 2022

U Kopjua

Betejë e ashpër ligjore po zhvillohet në Gjykatën Speciale në procedurën paragjyqësore mes mbrojtjes së krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Prokurorisë së Specializuar me në krye prokurorin Jack Smith.

Teksa avokatët po kërkojnë me ngulm lirimin nga paraburgimi të udhëheqësve të UÇK-së, Prokuroria po e argumenton të kundërtën, duke u bazuar në pretendimet e tyre për rrezikun e asaj që ata e quajnë “frikësim të dëshmitarëve” në rast se vije deri tek lirimi, njofton Kosova.LIVE.

E ndërsa një çështje e tillë është ripërsëritur në shkresat e Prokurorisë, mbrojtja e Thaçit e ka përdorur si kundërargument rastin e ish-senatorit zviceran, Dick Marty, dhe kërcënimet e strukturave serbe të sigurisë ndaj tij.

Avokati Keohe, në një parashtresë të cilën e ka parë lajmi.net, ka thënë se ajo që ka ndodhur me Martyn e ka fundosur narrativën që sipas tij e kanë shtyrë përpara autoritetet serbe se shqiptarët po i kërcënojnë dëshmitarët.

Ai ka përmendur faktin se Marty ka qenë për një vit në mbrojtje të policisë, dhe se sipas tij kjo është provë kredibile se si Beogradi ka tentuar t’i paraqes shqiptarët, në veçanti ish-presidentin Thaçi si kërcënim.

“E rëndësishmja, parashtresat e Prokurorisë për qëllimin e dukshëm të z. Thaçi për të ngacmuar dëshmitarët janë minuar ndjeshëm nga zbulimet e fundit se shërbimet e inteligjencës serbe kanë urdhëruar vrasjen e zotit Dick Marty, në një përpjekje për të fajësuar Kosovën për vdekjen e tij. Si rezultat, z. Marty ka qenë nën mbrojtjen e policisë në Zvicër për gati një vit. Kjo është dëshmi e mëtejshme e një përpjekjeje më të madhe për t’i portretizuar shqiptarët e Kosovës në përgjithësi, dhe z. Thaçi në veçanti, si një kërcënim për dëshmitarët, dhe në përputhje me dëshmitë e Zyrtarët serbë që mburren për dhënien e informacioneve te hetuesit e Dik Martit, të cilat ndikuan në raportin e tij. Tani nuk është më e pranueshme që Gjykata të pranojë verbërisht narrativën e shtyrë nga autoritetet serbe për kërcënimet e shtuara ndaj dëshmitarëve në këtë rast”, ka thënë Keohe në parashtresën e tij.

Tutje, Keohe në parashtresat e tij ka thënë se Dhomat e Specializuara të Kosovës nuk mund t’ua refuzojnë pafundësisht lirimin nga paraburgimi krerëve të UÇK-së, si shkak i arsyetimit për “mungesë të burimeve” apo për “mosgatishmëri për t’i shpenzuar” ato.

“Mungesa e burimeve, apo mosgatishmëria për t’i shpenzuar ato, nuk mund të jetë bazë për mohimin e të drejtave themelore të të akuzuarit, duke qenë se janë plotësuar të gjitha kushtet e tjera. Në kontekstin e 250 milionë eurove të shpenzuara për Dhomat e Specializuara të Kosovës deri më sot, nuk mund të argumentohet me arsye se lirimi paragjyqësor duhet të jepet vetëm nëse mund të bëhet mjaftueshëm lirë”, thotë Keohe në parashtresën e tij.

Ndryshe, në nëntor të këtij viti bëhen 2 vite prej arrestimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Prokuoria e Specializuar e Hagës.

Që nga ajo kohë, gjyqtari paraprak dhe panelet e apelit kanë refuzuar vazhdimisht kërkesat për mbrojtje në liri, ndonëse ka pasur garancë nga autoritetet vendore në Kosovë mirëpo edhe nga vet shtetet e treta.