In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Bad News Eagles e humbin ndeshjen e parë në “Legends Stage”

me 14 Maj 2022 ora 13:31

U Kopjua

Ekipi kosovar, Bad News Eagles e ka humbur ndeshjen e parë në “Legends Stage” në turneun më të madh në botë në CS:GO.

Bad News Eagles u mposhtën me rezultat 16:14 nga ekipi nga Danimarka, Copenhagen Flames.

Përkundër që ishin në avantazh, BNE nuk arriti të ruante epërsinë dhe u mposht ngushtë në fund.

BNE arriti kualifikimin në fazën “Legends Stage” para dy ditëve, pas tri fitoreve dhe dy humbjeve, shkruan Kosova.LIVE.

Sot, ata nisën garimin në fazën tjetër, ku bëjnë pjesë 16 ekipet më të mira të botës.

Edhe në këtë fazë, një ekipi për t’u kualifikuar i duhen tri fitore nga pesë ndeshje dhe më pas kalojnë në “Champions Stage” aty ku bëhet eliminimi direkt.