Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Baggio i ashpër: Çmenduri pse Italia nuk morri një vend automatik në Kupën e Botës

me 3 Qershor 2022 ora 11:06

U Kopjua

Legjenda e futbollit italian, Roberto Baggio ka pretenduar se është e turpshme dhe çmenduri që Kombëtares së Italisë nuk iu është garantuar një vend në Kupën e Botës pas triumfit të tyre në Kampionatin Europian ndaj Anglisë, transmeton Kosova.LIVE.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini arriti të shpallej kampion i Europës në vitin 2021, por nuk ishte në gjendje të kualifikohej për në Kampionatin Botëror. Humbja shokuese ndaj Maqedonisë së Veriut bëri që ‘Azurët’ të mungojnë për herë të dytë radhazi në Kupën e Botës.

Ish-mesfushori i Juventus, Roberto Baggio ka thënë se Italisë iu është dashur të ju jepet një vend automatik në Kupën e Botës, pasi sipas tij çdokush mund të humbasë një ndeshje në një ditë të keqe.

”Italia fitoi Kampionatin Europian, mendoj se është e turpshme dhe çmenduri që atyre nuk u jepet një vend automatik në Kupën e Botës për këtë. Çdokush mund të humbasë një ndeshje në një ditë të keqe, por këta djem meritojnë një lloj shpërblimi për atë që kanë arritur,” tha ai.

Më tutje Baggio foli edhe rreth humbjes në finalen ndërkontinentale ndaj Argjentinës me rezultat 3-0 në ‘Wembley’, ku beson se kjo humbje erdhi vetëm si pasojë e eliminimit nga kualifikimet për në Kupën e Botës.

”Unë mendoj se Italia pësoi pasoja psikologjike nga eliminimi i Kupës së Botës. Mund ta shihni se është një çështje psikologjike. Ne e pamë ndaj Argjentinës, thjesht nuk mund ta krahasoni qetësinë dhe besimin e lojtarëve të Argjentinës me gjendjen e tyre aktuale mendore,” theksoi 55-vjeçari.

Kujtojmë se ‘Azurët’ do të përballen ndaj Gjermanisë nesër me fillim nga ora 20:45 në kuadër të ndeshjes së parë në Ligën e Kombeve dhe së bashku me këto dy Kombëtare, në të njëjtin grup janë edhe Hungaria dhe Anglia.