In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Bale dhe James në harresën e Zidanit

me 9 Mars 2020 ora 11:49

U Kopjua

Gareth Bale dhe James Rodriguez nuk janë në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe kjo u bë edhe më e qartë këtë fundjavë.

Dyshja u la përsëri në bankën e rezervistëve në humbjen e Real Madridit 2:1 kundër Real Betisit në Estadio Benito Villamarin.

Megjithëse skuadra e tij po vuante për të krijuar raste në lojë, Zidane zgjodhi t’i fuste në lojë Mariano Diazin dhe Fede Valverden në pjesën e dytë.

Bale dhe James, ky i fundit njihet si lojtar kreativ, u injoruan nga trajneri francez.

Bale nuk ka luajtur asnjë ndeshje në La Liga që prej barazimit të Madridit 2:2 me Celta Vigon para tri javëve dhe i ka shënuar vetëm dy gola në 14 paraqitje këtë sezon.

Sa i përket Jamesit, ai nuk e ka luajtur asnjë ndeshje në ligë që prej humbjes së Madridit ndaj Real Mallorca në tetor.