Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Bale e konfirmon largimin nga Real Madridi

me 1 Qershor 2022 ora 12:25

U Kopjua

Gareth Bale ka njoftuar se do të largohet nga Real Madridi pas eksperiencës së suksesshme që e pati në “Santiago Bernabeu”.

Yllit uellsian i skadon kontrata këtë verë dhe palët nuk kanë shprehur interesim për ta vazhduar bashkëpunimin, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, pas nëntë vjetësh të kaluar në Madrid, ish-futbollisti i Tottenhamit e ka dhënë lamtumirën.

“E shkrova këtë mesazh për t’ju thënë faleminderit të gjithë bashkëlojtarëve, të tashëm dhe atyre të kaluar, trajnerëve të mi, stafit dhe tifozëve që më kanë mbështetur. Kam arritur këtu 9 vjet më parë si një i ri, i cili dëshironte ta realizonte ëndrrën për të luajtur në Real Madrid”, ka shkruar fillimisht 32 vjeçari në Twitter.

“Ta vishja këtë fanellë dhe të luaja në Santiago Bernabeu, të fitoja tituj dhe ta isha pjesë e këtij ekipi që e fitoi Champions Leaguen. Tash mund të shikoj prapa, të reflektoj dhe të them me krenari se kjo ëndërr u bë realitet dhe shumë më tepër. Së bashku ne ishim në gjendje të krijonim momente të cilat do të jetojnë gjithmonë në historinë e këtij klubi dhe të futbollit. Ka qenë një nder për mua. Faleminderit! Gareth Bale.”, vazhdoi ylli uellsian.

Bale i ka realizuar 106 gola në 258 paraqitje me “Los Blancos”, të cilëve u ishte bashkuar nga Tottenhami në vitin 2013 për afro 100 milionë euro.

Atë e përshkuan lëndimet dhe rënia e formës në vitet e fundit, por në përgjithësi e pati një eksperiencë të suksesshme në Madrid, duke e përbërë një treshe të frikshme me Cristiano Ronaldon dhe Karim Benzeman, e cila quhej “BBC”.