In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Bamir Topi dha dorëheqjen, Sali Shehu zgjidhet kryetari i ri i FRD-së

me 5 Mars 2021 ora 15:26

U Kopjua

Ditën e sotme është mbledhur Këshilli i Partisë ‘Fryma e re Demokratike’, të cilët vendosën në mënyrë unanime Sali Shehun si kryetarin e ri të FRD-së. Shehu, më parë mbante postin e sekretarit të përgjithshëm të partisë.

Ky vendim u mor një javë pas dorëheqjes së dhënë nga ish-kryetari, Bamir Topi.

Gjatë mbledhjes u miratua në unanimitet të plotë dhe koalicioni me PD-në, për zgjedhjet e 25 prillit. Shehu u bëri thirrje anëtarëve që të mbështesin kolacionin ‘Aleanca për ndryshim’.