Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Banda shqiptare bën kërdinë në Ibiza/ Piketohen grabitjet e Messit dhe Nadal

15:05 / 13 Korrik 2022

U Kopjua

Tronditje e madhe për dy superyjet e sportit Lionel Messi dhe Rafael Nadal, të cilët ishin piketuar si “pre” nga një bandë grabitësish në Ibiza.

Siç konfirmon policia e ishullit Balearik të Ibizës, disa shtëpi janë grabitur në rrugën ku Messi dhe Nadal kanë vilat e tyre të pushimit.

Sipas raportimeve nga mediet spanjolle, bëhet fjalë për një “grup të organizuar kriminal me prejardhje shqiptare”, siç konfirmon policia në Ibiza.

Banda është e lidhur edhe me 15 vjedhje të tjera në vila luksoze në qytetet spanjolle të Alicante, Malaga dhe Murcia.

Të martën, një gazetë lokale në Ibiza publikoi se përveç vilës Verratti-t, shtëpitë e pushimit të superyllit të PSG Lionel Messi dhe legjendës së tenisit Rafael Nadal ishin gjithashtu në listë si objektiva të vjedhjeve të bandës.

Po kështu, shtëpitë e legjendave, Guti, Fernando Hierro dhe ish-kryeministrit spanjoll Jose Maria Aznar do të sulmoheshin nga kjo bandë.

Sipas raportit të policisë vendase, të gjithë emrat dhe adresat ishin në një fletore, e cila u gjet kur anëtarët e bandës u arrestuan mbrëmjen e së hënës.

Në këtë listë ishin edhe 15 vilat që u grabitën vitin e kaluar, pra grupi ishte duke kryer grabitje në vazhdimësi.