In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Banka Qendrore Evropiane nuk ndryshon normat e kamatës

me 24 Tetor 2019 ora 14:24

U Kopjua

Me mbarimin e tetë vjetëve të mandatit të Mario Draghi si president i Bankës Qendrore Evropiane, administrata e saj sot ka vendosur të mos ndryshojë normat bazë të interesit dhe të vazhdojë t’i përmbahet programit të stimulimit të shpallur më parë.

BQE tha që po e mban normën për depozitat njëditore të bankave në minus 0,5 për qind, transmeton KosovaPress.

Kjo normë ishte në rënie nga minus 0.4 për qind në shtator. BQE njoftoi gjithashtu në shtator se do të ri-ndezë programin e stimulimit të blerjes së bonove duke blerë 20 miliardë euro në muaj, duke filluar nga 1 nëntori. Kohëzgjatja e kësaj mase nuk është përcaktuar.

Takimi i sotëm ishte i fundit për Draghi si president, i cili u pasua në 1 nëntor nga ish-drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde.