Kulturë

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Barcelona e bën zyrtar vazhdimin e kontratës së Dembeles në mënyrë speciale

12:02 / 14 Korrik 2022

U Kopjua

Barcelona e ka zyrtarizuar vazhdimin e kontratës me Ousmane Dembelen.

Futbollisti francez e ka nënshkruar sot kontratën e re, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin spanjoll deri në vitin 2022.

Sulmuesit të krahut i kishte skaduar kontrata e deritashme në fund të qershorit dhe spekulohej për një largim të tij të mundshëm nga “Camp Nou”.

Por, në fund ish-futbollisti i Borussia Dortmundit e pranoi ofertën e Barçës dhe nënshkroi për dy vjet, deri në verën e vitit 2024.

Dhe, vazhdimin e bashkëpunimit Barça e ka bërë në mënyrë speciale përmes një videoje, ku shihet Dembele duke e fshirë numrin 2022 dhe duke e bërë atë 2024, deri kur të përfundojë kontrata e re.

Në pesë vjet eksperiencë tek “Blaugrana”, Dembelen e kanë përshkuar lëndimet dhe forma e luhatshme, por këtë vit ai pati ngritje të formës.

Atë e donin shumë klube evropiane, që i ofruan rrogë më të lartë, por ai vendosi të qëndrojë në Kataluni, i bindur se do të kalojë mirë me trajnerin Xavi Hernandez.