In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Barcelonës i kthehen të lënduarit për duelin me Napolin

me 28 Korrik 2020 ora 21:20

U Kopjua

Futbollistët francezë Ousmane Dembele, Antoine Griezmann e Clement Lenglet janë rikthyer të martën në stërvitje te Barcelona pasi janë rikuperuar nga lëndimet dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Championsit kundër Napolit, ka njoftuar ekipi nga La Liga.

Që të tre futbollistët kanë stërvitur të martën dhe pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen me Napolin që luhet më 8 gusht. “Lajmi i mirë është se Lenglet, Griezmann e Dembele janë kthyer në fushë për t’u stërvitur pas lëndimeve”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

Dembele ka qenë i lënduar që nga muaji nëntor i vitit të shkuar derisa Griezmann e Lenglet u patën lënduar në fillim të këtij muaji.