In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Baseli i Xhakës e i Zhegrovës në çerekfinale të Europa Leagues,Wolves triumfon në spektaklin kundër Olympiacosit

me 7 Gusht 2020 ora 17:59

U Kopjua

Janë përcaktuar edhe dy skuadra e fundit, që kalojnë në fazën çerekfinale të Ligës së Europës.

Bazeli pasi kishte fituar 3-0 në ndeshjen e parë, ka mposhtur edhe në ndeshjen e kthimit Aintraht Frankfurtin me rezultatin 1-0 dhe kualifikohet në fazën tjetër me rezultatin e përgjithshëm 4-0. Mesfushori i Kombëtares, Taulant Xhaka e nisi titullar ndeshjen, ndërsa golin e vetëm për zviceranët e shënoi Frei në minutën e 88’. Në çerekfinale Bazeli do të përballet me Shaktar Donjetskun.

Uolvesi nga ana tjetër ia ka dalë të kualifikohet gjithashtu, duke eliminuar Olimpiakosin. Pas ndeshjes së parë në Greqi e cila ishte mbyllur në barazim 1-1, anglezët kanë fituar në ndeshjen e kthimit 1-0 dhe kalojnë në fazën tjetër ku do përballen me Sevijan. Kujtojmë se Olimpiakosit iu anulua një gol në minutën e 29’ me VAR për shkak të pozicionit jashtë loje.