In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Basketbollisti i Podgoricës i bashkohet Kosovës

me 20 Nëntor 2020 ora 17:53

U Kopjua

Basketbollisti i Podgoricës, Mikaile Tmusiq i është bashkuar Kosovës në stërvitje.

“Ishi” i Prishtinës po kalon formë fenomenale me skuadrën malazeze, si në kampionatin e vendit fqinj, ashtu edhe në garën ndërkombëtare, ABA 2.

Lajmin për zbarkimin e tij në Kosovë e ka konfirmuar edhe shtëpia numër një e basketbollit kosovar në rrjetin social “Facebook”.

Kombëtarja “verdhë e kaltër”, nën urdhrat e Christos Marmarinos është duke i zhvilluar stërvitjet e rregullta që nga e mërkurja e 18 nëntorit, ndërsa të hënën e javës së ardhshme marrin rrugë drejt Sllovaikë.

🇽🇰

Tmusiq i bashkohet Kosovës në stërvitje
Basketbollisti i Kosovës, Mikaile Tmusiq të premten i është bashkuar stërvitjeve, që po udhëhiqen nga përzgjedhësi Christos Marmarinos.
Tmusiq, basketbollist i Podgoricës, po kalon formë të mirë, si në skuadrën malazeze, po ashtu edhe në Ligën Aba 2.
Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, gjithnjë i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kosovës dhe kështu ka ndodhur edhe kësaj radhe.
Basketbollistët e Kosovës të mërkurën kanë filluar stërvitjet, ndërsa drejt Sllovakisë do të udhëtojnë të hënën.
Kosova në kuadër të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023 do të përballet me Sllovakinë dhe Islandën. Përballjet do të zhvillohen më 26 dhe 28 nëntor në Bratisllavë.
Kosova nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.
#AllForTheTeam  #AllForTheState