In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

BE thyen bllokadën për buxhetin dhe fondin e rimëkëmbjes

me 11 Dhjetor 2020 ora 18:29

U Kopjua

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian arritën marrëveshje për buxhetin e bllokut dhe fondin e rimëkëmbjes nga pandemia COVID-19, në vlerë prej 1.8 trilion eurosh.

Marrëveshja u bë pas një kompromisi me Hungarinë dhe Poloninë.

Dy vendet kërcënuan së do të vendosin veto mbi klauzolën që lidh financat me respektimin e sundimit të ligjit.

Kjo do të mund t’iu kushtonte atyre miliarda euro nga BE-ja, pasi janë duke u hetuar për minimin e pavarësisë së gjykatave dhe mediave.

Por, dy vendet u siguruan se klauzola do të zbatohet vetëm për shpenzimet e ardhshme.

“Tani mund të nisim zbatimin dhe t’i rindërtojmë ekonomitë tona”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas arritjes së marrëveshjes të enjten vonë.

“Paketa jonë historike e rikuperimit do t’i çojë përpara tranzicionet tona të gjelbra dhe digjitale”, shkroi Michel në Twitter.

Në korrik, BE-ja është pajtuar në parim për buxhetin prej 1.1 trilion eurosh, për periudhën 2021-2027, dhe për fondin e stimulimit prej 750 miliardë eurosh, por kjo paketë kishte nevojë për mbështetjen unanime nga të gjithë anëtarët e bllokut.

Pa marrëveshje, BE-ja do të ishte detyruar të përdorë një buxhet të kursimit për vitin e ardhshëm.