In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Behgjet Pacolli kundër dhunës ndaj grave, rrëfen edhe një episod për ndarje nga bashkëshortja

me 12 Janar 2022 ora 11:51

U Kopjua

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka rrëfyer për ndarjen nga ish-bashkëshortja e tij, shkruan Kosova.LIVE.

Pacolli thotë se përveç pikëllimit për humbjen e një personi me të cilin e ka ndarë jetën, s’ka pasur ndjenjë turpi, inati, zilie dhe asnjë ndjenjë urrejtjeje, inati apo hakmarrje për të.

Duke e lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi në Llaushë të Skënderajt, ai ka thënë se asnjë grua nuk duhet të vritet dhe asnjë fëmijë s’duhet ta humbasë nënën e tij.

Tutje, Pacolli ka thënë se burrat që vrasin gratë “nuk janë as burra, as trima, as fetarë”.

“Burrat që vrasin gratë nuk janë as burra, as trima, as fetarë. Unë vetë jam divorcuar në lidhjen time të mëparshme, ndoshta me pikëllim për humbjen e një personi me të cilin kisha ndarë një pjesë të jetës sime, pa asnjë ndjenjë turpi, inati apo zilie dhe asnjë ndjenjë urrejtjeje, inati apo hakmarrjeje për të. Asnjë grua nuk duhet të humbasë jetën dhe asnjë fëmijë nuk duhet të humbasë nënën e tij. Zero tolerancë ndaj dhunës!”, ka shkruar Pacolli./Kosova.LIVE.