In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Benzema pritet të ftohet në gjyq lidhur me skandalin e videos intime të Valbuenas

me 3 Korrik 2020 ora 14:22

U Kopjua

Prokurorët francezë kanë kërkuar që Karim Benzema të ftohet në Gjykatë  në lidhje me përfshirjen e tij  të pretenduar në shantazhimin e Mathieu Valbuenas për një video intime në vitin 2015, që pretendohet të ketë qenë e Valbuenas.

Sulmuesi i Real Madridit dyshohet të ketë qenë i përfshirë në një tentim të disa personave për t’i marrë para francezit Valbuena para një ndeshjeje miqësore kundër Armenisë para pesë vjetëve, duke e shantazhuar atë me një video intime, transmeton Kosova.LIVE

Valbuena ishte kontaktuar nga disa persona që e kishin kërcënuar se do ta publikonin një video intime të tij dhe Benzema dyshohet se e kishte inkurajuar ish-bashkëlojtarin e tij në Kombëtaren e Francës për t’ia plotësuar kërkesat atyre personave.

Benzema vazhdimisht ka mohuar të ketë qenë i përfshirë në tentimin për të marrë para nga Valbuena dhe gjithmonë ka insistuar se ai e kishte diskutuar këtë temë më Valbuenan vetëm për ta paralajmëruar që ekzistonte me të vërtetë një video intime e tij.

Valbuena më parë kishte thënë se Benzema e kishte inkurajuar atë t’ia japë personave që po e shantazhonin shumën e parave që e kërkonin në mënyrë që të mos dalë ajo video në publik.

Në një intervistë të dhënë për Le Monde, Valbuena kishte thënë: “Unë isha më shumë sesa thjesht i zhgënjyer. I thashë vetes se ishte thjesht mungesë respekti. Ti nuk mund të sillesh në atë mënyrë me askënd”.

Benzema nuk ka luajtur për ekipin kombëtar të Francës që nga atëherë, ndërsa trajneri Didier Deschamps ka thënë se sulmuesi e kishte kaluar limitin në atë rast. Tani, prokurorët francezë kanë kërkuar që 32-vjeçari dhe katër të dyshuarit e tjerë të ftohet në Gjykatë.