In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Besi, Sinani, Astriti – personazhet e Agon Myftarit me të cilët po argëtohen shqiptarët me të madhe

me 7 Maj 2020 ora 17:09

U Kopjua

Karantina na ka prezantuar me disa personazhe që përfaqësojnë shqiptarë nga disa anë të ndryshme të Kosovës, të sjellë nga artisti Agon Myftari.

Në kohë shumë të shkurtër, nëpër rrjete sociale po shohim postime të shumta që janë video të personazheve të shumtë të krijuar nga artisti Agon Myftari, secili më intresant se tjetri.

Shqiptarët po argëtohen me këto personazhe duke kaluar ditët në karantinë me obsesionin e radhës që i ka kapur.

Megjithatë, këto postime nuk janë ndonjë sfidë e radhës e as video të pakuptimta nga TikTok, shkruan Gazeta Express.

Shumë e kanë gjetur veten te ndonjëri nga shtatë personazhet, shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri, të prezantuar nga Myftari.

Nga teoritë konsiprative, te storiet nga e kaluara të një shqiptari, tek pozitiviteti i gjakovarit, artisti sjell këto personazhe me anë të videove, që fillimisht kishte filluar t’i publikonte në profilin e tij në Instagram, ku shumë shpejt filloi të marrë ndjekës të shumtë.

Sinani është personazhi nga Ferizaj, i cili i di të gjitha sekretet e misteret e botës. Pasi në këtë kohë shqiptarët po merren me të madhe me teoritë konspirative, Agoni i ‘sqaron’ të gjitha përmes Sinanit.

View this post on Instagram

🌞🌞

A post shared by Agon Myftari (@agonmyftari) on

Besi nga Vranjevci ka histori të shumta dhe interesante që ka kaluar me miqtë e tij. Si një shqiptar i fortë, Besi tregon se gjithmonë ka dalë fitimtar në ngjarjet që i kanë ndodhur.

View this post on Instagram

🕊

A post shared by Agon Myftari (@agonmyftari) on

Edhe gjakovari Astrriti vjen me tregimet e tij kryesisht për qytetarët e vendit të vet.

Peronazhe tjera si Perpi, Noli, Avdyli e Blerimi, të prezantuara nga Agoni janë të gjitha në profilin e tij në Instagram, @agonmyftari , ku për secilin prej tyre janë postime të veçanta.

Agoni tashmë është bërë hit edhe në rrjetin social Twitter, për përdoruesit e të cilit i preferuari është Sinani.

Agon Myftari është një skenarist i shumë prej shfaqjeve dhe serialeve televizive në Kosovë, ndërsa ishte edhe drejtor artistik në Teatrin Kombëtar në Kosovë.