Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Bie rrjeti social Instagram, përdoruesit nuk po mund të kyçen në llogarinë e tyre

me 25 Maj 2022 ora 09:45

U Kopjua

Nëse në këto momente nuk po mundni të hyni në “Instagram”, atëherë ju sqarojmë se nuk e ka fajin as interneti apo telefoni juaj.

Përdorues të shumtë kanë shkruar në rrjetin social “Twitter” set nuk po munden të kyçen në llogarinë personale të tyre, e as t’i rifreskojnë të dhënat.

DownDetector konfirmon se raporte të shumta për shërbimin që nuk funksionon kanë ardhur që nga ora 9:45 e mëngjesit të së mërkurës. Që nga momenti i shkrimit të kësaj historie, çështja duket se vazhdon pasi numri i raportimeve është rritur që atëherë.

Nëse tentoni të kyçeni në profilin tuaj atëherë në pjesën e sipërme do të lexoni mesazhin: “Error”.