In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 1.004 të infektuar, 29 të vdekur dhe 772 të shëruar

me 22 Maj 2020 ora 09:12

U Kopjua

Kosova tashmë ka tejkaluar shifrën prej mbi 1000 të prekurve me COVID-19.

Nga data 13 mars kur edhe u shënuar rastet e para me COVID-19, në Kosovë janë testuar gjithsej 12.551 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.004 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 772 raste.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Kosova gjatë kësaj jave ka hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave ku disa biznese edhe kanë filluar punën.