In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Bizare: Në njoftimin e Mustafës se është pozitiv me virus, njerëzit komentojnë duke u lutur për vdekjen e tij

me 10 Korrik 2020 ora 15:30

U Kopjua

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.


Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, Mustafa ka thënë se është mirë me shëndet dhe përveç plogështisë nuk ka ndonjë simptomë tjetër, shkruan Kosova.LIVE

Por në këtë postim kanë vërshuar komente të disa njerëzve duke u lutur që kreu i LDK-së mos ta fitojë këtë betejë më COVID-19.

“Urime kosov ky esht ni lajm shum fantastik tash po presim ni lajm ma te for pr vdekjen tende”, ka shkruar njëri nga komentuesit.

Tjetri ka vazhduar duke thënë se përmendoren e varrit do t’ia bëjë falas, ndërsa tjetri është lutur që koronavirusi ta rahatojë sa më shpejt Mustafën.

“Mos dilni pa komentuar amin nëse doni që Covidi19 me ja ba letrat ises per “anej””, ka thënë një komentues tjetër.

Këto janë disa nga komentet tjera nga qytetarët e Kosovës lidhur me lajmin se Isa Mustafa është infektuar me koronavirus:

      /Reporte