In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

“Black Is King” – këngë e dashuri për njerëzit me ngjyrë

me 9 Gusht 2020 ora 17:24

U Kopjua

“Albumi i vizualizuar i super yllit, inspiruar nga “Lion King” është një gosti për sytë, një festim emocional dhe i fuqishëm i bukurisë dhe pasurisë që kanë kulturat afrikane

Ia ka vlejtur të pritet për albumin e dytë të vizualizuar të Beyonce, pas “Lemonade”. Si shoqërues i albumit të saj “Lion King: The Gift”, ta përshkruash “Black Is King” vetëm si një album vizual është nënvlerësim. Ai është një film.

“Black Is King” është një riimagjinim bashkëkohor i tregimit “The Lion King” përgjatë disa vendeve dhe tre kontinenteve, që ndjek udhëtimin e Simbas dhe Beyonce si rrënimtarë të përkryer. Filmi përdor sekuenca zanore nga “The Lion King” për të asistuar në transicionin që formëson historinë, dhe të gjithë protagonistët e filmit janë rikrijuar si personazhe të jetës reale. Hienat janë një bandë e djallëzuar e motoçiklistëve dhe “Mood 4 Eva” përshkruan jetën me Timon dhe Pumban në një shtëpi luksoze, transmeton KOHA shkrimin e The Guardian.

Në tërësi, “Black Is King” flet për bukurinë dhe pasurinë e njerëzve me ngjyrë pa u parë si diçka groteske apo jo origjinale. Filmi ofron stile të ndryshme të produksionit: ndonjëherë minimal, me Beyonce duke kënduar në hapësira të mëdha, si te kënga “Bigger”.

Disa të tjera janë të zhurmshme dhe me ngjyra me imazhe të larmishme dhe me vallëzues me plotë energji si “My Power”. “Black Is King” është një gosti vizuale. Ofron imazhe që lëvizin ngadalë të cilat të mundësojnë që të thithësh bukurinë e pazakontë të dualitetit të ngjyrave të ndezura me tone të errëta të kafesë.

Te “Already” ne shohim valltarët duke festuar nën një flamur të kuq, zi dhe gjelbër, Pan-Afrikan, të dizajnuar nga Marcus Garvey: një deklaratë e vërtetë e pashfajësuar e unitetit të njerëzve me ngjyrë në një kohë kur të krijohet përshtypja që bota na ka harruar.

Beyonce e ka përshkruar këtë projekt si një “produkt të dashurisë”. Si bashkëregjisor është Kwasi Fordjour, regjisori nga Gana, drejtues i “Parkwood Entertainment”, kompanisë së këngëtares, i ndihmuar nga disa kreatorë përreth Afrikës. Secila këngë ka një vizualizim dukshëm të ndryshëm, sidoqoftë e përcjellë në mënyrë të përkryer narrativen. Asgjë nuk të krijon përshtypjen sikur është jashtë kornizës dhe gjithçka ka pamje të bukur. Është e pamundur që të shohësh historinë emocionuese të zbuluar – shoqëruar me poezi nga Warsan Shire dhe imazhe të ngrohta nga Afrika të Yrsa Daley-Ward – pa ndier emocion.

Në “Nile” (ft. Kendrick Lamar), duket sikur Beyonce po drejton një kortezh funerali përgjatë një peizazhi të bardhë gjersa thotë: “Një mbret i vërtetë asnjëherë nuk vdes. Paraardhësit tanë na mbajnë përbrenda trupit tonë duke na udhëzuar përtej reflektimit tonë”.

Paraprakisht me lansimin, kishte frikë se ky film do të binte brenda tregut të përshkruar nga Jade Bentil si “Wakandification”: një ide që mediat perëndimore e konsiderojnë si thelb të gamës së gjerë të kulturave afrikane dhe e paraqesin mjeshtërisht për ta shitur tek audienca perëndimore. “Black Is King” e bën të kundërtën.