In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Burrë e grua, Albulena e Albani paralajmërojnë “pasoja të rënda” nëse Kushtetuesja nuk vendos në favor të VV-së

me 22 Maj 2020 ora 12:47

U Kopjua

Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar revoltë masive qytetare në rast se Gjykata Kushtetuese nuk vendos në favor të tyre lidhur me dekretin.

Krasniqi në një shkrim të bërë në Facebook ka kërkuar zgjedhje të reja, duke shkruar se kushdo që kërkon të shpëtojë presidentin e vendit e LDK’në duke futur duart në Kushtetutë do të përballet me revoltë masive qytetare.

“Kushdo që tenton ta shpëtojë Hashimin dhe Isën duke i fut duart në kushtetutë le ta dinë që ka me u përballë revoltë masive qytetare. ZGJEDHJE PO – VJEDHJE JO”, ka shkruar ai.

Për vendimin që pritet të marrë Kushtetuesja, Krasniqi ka reaguar edhe sot gjatë ditës. I njëjti ka thënë se presidenti nuk do t’ia hedh paq, duke thënë se po luan një lojë të rrezikshme.

Sipas anëtarit të LVV’së i njëjti do të bie në gropën që është duke e hapur vetë.

“Askush nuk është i paprekshëm kur i shërben krimit politik duke cenuar rëndë demokracinë. Nuk do ndalemi! Deri në çkapjen e shtetit! Deri në bërjen e republikës”, ka thënë ai.

Në të njejtën frymë me Krasniqin ka shkruar sot edhe ministrja në Detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas zyrtares së lartë të LVV’së, qytetarët kanë të drejtë të zemërohen, teksa ka përmendur edhe lajmet për vendimin që mund të marrë Kushtetuesja e raportimet në disa media.

“Si ka mundësi të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë publik ende nga Gjykata?! Nëse është kështu, atëherë kjo nuk është pavarësi e Gjykatës. Vendimi i tillë është arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit dhe atyre që kanë humbur zgjedhjet dhe janë braktisur nga populli. Gjykata në mandat të saj, ka vetëm interpretimin e Kushtetutës dhe jo amendamentimin e saj. Amendamente kushtetuese mund të propozojnë vetëm Qeveria, Presidenti dhe 1/4 e deputetëve por pastaj ato duhet të votohen nga Kuvendi. Sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin. Gjykata nuk mund të caktojë afat. Kjo do ta shkatërronte rendin kushtetues dhe demokracinë”, ka thënë Haxhiu duke shtuar se kjo do ta përmbysë vullnetin e popullit, raporton Express.