In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Çdo vit e më shtrenjtë, si kanë ndryshuar çmimet e produkteve ndër vite

me 28 Tetor 2021 ora 08:34

U Kopjua

Në Kosovë, gjatë muajit shtator janë rritur çmimet e artikujve deri në pesë për qind, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Shtrenjtimi ka vazhduar edhe gjatë muajit tetor.

Përderisa në vitin 2010, orizi kushtonte 1 euro e 31 centë, tash kushton 1 euro e 48 centë. Çmimi i një kilogrami miell nga 34 centë është bërë 52 centë.

Është rritur edhe çmimi i vezëve. 30 kokrra vezë në 2010’ën mund t’i bleje me 2 euro e 27 centë, derisa tash duhet të paguash 2 euro e 57 centë.

Edhe vaji është shtrenjtuar. Para 11 vitesh mund ta bleje një shishe vaj me 1 euro e 22 centë, e tash kushton 1 euro e 54 centë.

I vetmi produkt që i është ulur çmimi është sheqeri. 1kg sheqer në vitin 2010 kushtonte 75 centë, derisa tash kushton 73 centë.

Rritje ka shënuar edhe çmimi i fasules. Aktualisht një kilogram fasule kushton 2 euro e 54 centë, e në 2010’ën kushtonte 1 euro e 88 centë.

Janë rritur edhe çmimet e mollave. Një kilogramë mollë mund ta blije me 75 centë me herët, e tash duhet të paguani 1 euro e 14 centë.

Çmimi i patatEve është rritur për 20 centë. Tash kushton 59 centë, e më herët 39 centë.

Produkti që është shtrenjtuar më së shumti është kafeja. Nga 5 euro e 13 centë sa kushtonte kilogrami, tash është bërë 9 euro e 45 centë. /Kosova.LIVE