In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Çfarë moti parashihet të mbizotërojë në vend gjatë Ditës së Bajramit

me 22 Maj 2020 ora 13:58

U Kopjua

Këtë të dielë besimtarët myslimanë do të festojnë Bajramin, pas një muaj agjërim. Në pjesën e parë të kësaj dite, sipas parashikimeve të meteorologëve parashihet të mbizotërojë mot me diell, ndërsa pasdite me vransira e vende vende edhe me shi. 

nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë fundjavës vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave anticiklonike, por jostabile.

Të shtunën, nuk parashihet të ketë reshje përpos në kryeqytet me rrethinë parashikohen reshje të izoluara, kryesisht në pjesën e dytë të ditës, kurse pjesët tjera të territorit mbetën nën ndikimin e rrezeve të diellit dhe vranësirave kalimtare.

Të dielën fillimisht moti do të jetë me intervale të shkurta me diell, por më vonë, pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat nuk do të jenë stabile dhe për pasojë parashihen të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike mbeten të mira, për shkak të prezencës aktive të këtyre elementeve meteorologjike.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s, ndërsa në Dukagjin shpejtësia e erës do të jetë nga 1-16 m/s.