In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Çfarë përban deklarata e përbashkët ekonomike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së (Dokument)

me 21 Shtator 2020 ora 21:48

U Kopjua

Është nënshkruar marrëveshja në mes të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kryeshefit ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC), Adam Boehler.

Marrëveshjet e nënshkruara sot janë në vazhdën e marrëveshjeve të nënshkruara mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Sipas dokumentit të nënshktuar, kjo të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, ashtu si edhe të përcaktojë veprimet lidhur me mbështetjen e Korporatës për projektet në Kosovë dhe trajtimin prej Kosovës të tyre.

“Marrëveshja e re Kosovë-SHBA për Nxitjen e Investimeve pritet që të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, ashtu si edhe të përcaktojë veprimet lidhur me mbështetjen e Korporatës për projektet në Kosovë dhe trajtimin prej Kosovës të tyre”, thuhet në dokument.

Deklarata e përbashkët ekonomike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Po ashtu, në këtë deklaratë thuhet se, të dyja shtetet pritet t’i identifikojnë projektet që fuqizojnë më tej integrimin ekonomik dhe zhvillimin në rajon.

“Kosova dhe SHBA-ja synojnë të zbatojnë me besnikëri Marrëveshjen e re Kosovë-SHBA për Nxitjen e Investimeve. Duke e zbatuar besnikërisht këtë marrëveshje, të dyja shtetet pritet t’i identifikojnë projektet që fuqizojnë më tej integrimin ekonomik dhe zhvillimin në rajon”, përfundon deklarata.

Deklarata e plotë:

Ne, Avdullah Hoti, kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Adam S. Boehler, kryeshef ekzekutiv i Korporatës Financiare amerikane për zhvillimin ndërkombëtar, e përshëndesim përmbylljen e shpejtë të marrëveshjes së re Kosovë-SHBA për nxitjen e investimeve.

E ndajmë dëshirën që kjo marrëveshje të nënshkruhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të hyjë në fuqi në të ardhmen shumë të afërt, pas përmbylljes së procedurave tona të brendshme.

Marrëveshja e re Kosovë-SHBA për nxitjen e investimeve pritet që të ofrojë qasje në gamën e plotë të përkrahjes në investime, ofruar nga Korporata Financiare amerikane për zhvillim ndërkombëtar, ashtu si dhe të përcaktojë veprimet lidhur me mbështetjen e korporatës për projektet në Kosovë dhe trajtimin e tyre nga ana e Kosovës.

Pas normalizimit historik ekonomik Serbi-Kosovë, për të cilën u arrit marrëveshja më 4 shtator 2020 në Uashington, Kosova dhe Serbia synojnë të avancojnë negociatat pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së re Kosovë-Serbi për nxitjen e investimeve, lidhur me projektet e rëndësishme brenda Kosovës, përfshirë projektet për të cilat ka marrëveshje të jenë pjesë e normalizimit ekonomik mes Serbisë dhe Kosovës.

Kosova dhe SHBA synojnë të zbatojnë me besnikëri marrëveshjen e re Kosovë-SHBA për nxitjen e investimeve. Duke e zbatuar besnikërisht këtë marrëveshje, të dyja shtetet pritet t’i identifikojnë projektet që fuqizojnë më tej integrimin ekonomik dhe zhvillimin në rajon.

Mirëpresim këto arritje si dëshmi konkrete të fuqisë së raporteve mes dy vendeve tona.

Prishtinë, 21 shtator 2020