In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Challandes: Do ta japim më të mirën nesër, por s’është turp të humbësh nga Greqia

me 13 Tetor 2020 ora 18:14

U Kopjua

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencë për shtyp për ndeshjen e nesërme ndaj Greqisë, shkruan Gazeta Express.

Trajneri zviceran thotë se “Dardanët” do ta kenë përballë një ekip të fortë dhe me traditë, nga i cili nuk do të ishte turp nëse humbet.

Por, ai zotohet se lojtarët kosovarë do ta japin maksimumin për të dalë sa më mirë nga ndeshja që do të luhet në Athinë.

“Unë nuk dua të humbas, por nuk është turp të humbim nga Greqia. Është ekip me traditë e me lojtarë të mirë dhe që ka prodhuar lojtarë të mëdhenj. Ne luajmë në Ligën C dhe nuk mund të themi se mund të fitojmë gjithsesi ndaj Sllovenisë dhe Greqisë. Të shënosh ndaj Sllovenisë nuk është e lehtë. Asnjëherë nuk mund të fitosh lehtë as kundër Moldavisë. Ne nuk mund të themi se mund ta fitojmë Ligën C dhe të kalojmë në Ligën B. Jam goxha i befasuar me kritikat e tepërta që i kemi pasur. Unë nuk jam trajner që dua të humb, por duhet t’i merrni parasysh mungesat që i kemi”, ka thënë Challandes, i cili u mor edhe me kritikat që i ka marrë ekipi dhe ai në ditët e fundit.

“Të gjithë e dinë se nuk është një moment i mirë për ne. Kemi disa probleme, mbi të gjitha me lojtarë të lënduar. Nuk jemi të lumtur me rezultatet, nuk jemi të kënaqur me paraqitjet. Ishte një zhgënjim i madh me Maqedoninë e Veriut, një lojë jo e lehtë me Slloveninë apo Greqinë. Ne duhet të qëndrojmë si ekip, unë duhet të rri si trajner që mund ta ndihmoj ekipin”, vazhdoi zvicerani.

Ai po ashtu e përmendi faktin se ekipit të tij po i mungojnë 10 lojtarë, gjë e cila ia pamundëson të nxjerrë rezultate më të favorshme.

“Nuk është e lehtë për ne. Nuk dua të flas për lojtarët që nuk janë këtu, por shpresoj që ju nuk jeni budallenj dhe që nuk po e shihni këtë situatë”, shtoi tutje Challandes.

Sa i përket taktikës, ai thotë se nuk do ta kishte problem ta ndërrojë atë.

Por, Challandes mendon se ekipi i Kosovës nuk ka probleme me mbrojtjen, pasi nuk ka marrë shumë gola.

Sipas tij, problemi kryesor është faza ofanzive pasi po i mungojnë golat.