In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Cilësia e ajrit në kryeqytet vazhdon të jetë e pashëndetshme

me 27 Janar 2020 ora 11:44

U Kopjua

PRISHTINË | 27 JAN 2020 | Nga KosovaLive

Qytetarët e Prishtinës vazhdojnë të përballen pothuajse çdo ditë me ndotjen e ajrit. Cilësia e ajrit në kryeqytet vazhdon të jetë e pashëndetshme, duke e radhitur kështu Prishtinën në një ndër vendet më të ndotura.

Në matjet e ajrit që bëhen në Prishtinë nga Ambasada Amerikane, shihet se cilësia e ajrit sot në orën 09:00 është e pashëndetshme, në vlerë 124.

Ditë më parë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka alarmuar lidhur me problemet shëndetësore që mund të kenë qytetarët për shkak të ndotjes së ajrit, shkruan Telegrafi.

Lidhur me këtë gjendje, IKSHP-ja ka kërkuar që urgjentisht të përpilohet një plan veprimi për përmirësimin e cilësisë së ajrit, e sidomos në kryeqytet, të hiqen nga përdorimi veturat e vjetra dhe vetuar pa katalizator, Inspektoratet e mjedisit të bëjnë kontrollin rigoroz të kualitetit të karburanteve dhe konsumimit të lëndëve të ngurta djegëse që përdoren për ngrohje nga qytetarët.

Po ashtu, IKSHP ka kërkuar që të shtohet numri i autobusëve me karburante ekologjike në transport publik si dhe shtimi i sipërfaqeve gjelbëruese në zona urbane.

Instituti ka bërë apel tek qytetarët që të shmangin daljet në qytetet dhe në vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe në mbrëmje, e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat.

Si burime potencialisht ndotëse tashmë të njohura janë termocentralet elektrike, përdorimi i ngrohjes në sezonin e dimrit, automjetet e vjetruara dhe trafiku i dendur, djegia e shtuar e karburanteve dhe lëndëve të ngurta djegëse, djegia e mbeturinave, përdorimi i pesticideve, mungesa e sipërfaqeve të mjaftueshme gjelbëruese, mos pastrimi i rrugëve, ndërtimet gjatë tërë vitit pa plan të mirëfilltë urbanistik, prania enorme e pluhurit në qytet.