In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Çmimi i Shiba Inu arriti një rekord të ri – por, pse u rrit kaq shumë kjo monedhë?

me 28 Tetor 2021 ora 08:44

U Kopjua

Monedha Shiba Inu u rrit në nivele rekord të ri, duke mbyllur një rritje prej mbi 60 milionë për qind gjatë vitit të kaluar.

Kriptomonedha parodi – e cila duket se është frymëzuar nga Dogecoin, një tjetër kriptomonedhë meme – është rritur pothuajse 68.5 për qind gjatë 24 orëve të fundit, sipas coinmarketcap. Ajo ka pakësuar disa nga fitimet e saj që nga momenti kur arriti maksimumin e saj të të gjitha kohërave herët në mëngjes, në kohën e SHBA-së, por mbetet monedha dixhitale e 11-të më e madhe për nga kapitalizimi i tregut.

Tokeni, e cila doli në shitje vitin e kaluar, është rritur afërsisht 183 për qind në shtatë ditët e fundit dhe tani ka një vlerë tregu prej rreth 30 miliardë dollarë, raporton cnn.

Ashtu si Dogecoin, monedha Shiba Inu përmban qenin Shiba Inu si figurë. Kjo rritje meteorike u bë shkaku i investimeve të disa milionerëve, të cilët kanë investuar.

Monedha ka fituar gjithashtu një pjesë të vogël të mbështetësve të famshëm deri te atletët profesionistë.

Në fillim të këtij viti, bashkë-themeluesi i Ethereum, Vitalik Buterin, bëri bujë duke dhuruar monedhë Shiba Inu me vlerë 1 miliard dollarë në një fond të ndihmës për coronavirus në Indi.

Rritja e saj dramatike këtë javë përkon me rritjen e mbështetjes për një peticion Change.org që i kërkon platformës tregtare Robinhood të listojë në faqe monedhën Shiba Inu. Peticioni ka mbledhur deri më tani 334.500 nënshkrime.

Robinhood nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment nga CNN Business. Kompania në vitin 2018 filloi të zgjerojë ofertat e saj të kriptove përtej Bitcoin dhe Ethereum për të përfshirë monedhat duke përfshirë Litecoin dhe Bitcoin Cash.