In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Çmimi Nobel në Kimi e fituan Emmanuelle Charpentieri dhe Jennifer Doudna

me 7 Tetor 2020 ora 19:34

U Kopjua

Stokholm, 7 tetor – Kërkimi mbi redaktimin e gjenomit, një metodë e rishkrimit të kodit të jetës e njohur gjithashtu si CRIPSR-Cas9, fitoi Çmimin Nobel në Kimi për vitin 2020 duke nderuar për këto kërkime Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna, njoftoi Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

E njohur si “gërshërë gjenetike”, teknologjia lejon studiuesit të shkurtojnë kodin gjenetik duke nxjerrë ose futur pjesë të reja të kodit ku përpiqen të ndryshojnë ose përmirësojnë përbërjen e një organizmi.

“Kjo teknologji ka pasur një ndikim revolucionar në shkencat e jetës, po kontribuon në terapitë e reja të kancerit, dhe mund të përmbushë ëndrrën e shërimit të sëmundjeve trashëgimore”, thuhet në një deklaratë.

Charpentier zbuloi molekulën e tracrRNA, e cila përdoret nga disa baktere për t’u mbrojtur duke çarë ADN-në virale.

Ai u bashkua me Doudna për të rikrijuar aktivitetin e ngjashëm me gërshërë në një epruvetë/DPA.