In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Coronavirus: 1,514 persona janë nën mbikëqyrje në Kosovë

me 26 Mars 2020 ora 19:25

U Kopjua

Që nga data 13 mars, kur u raportua rasti i parë me coronavirus në Kosovë, e deri më sot numri është rritur në 79.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se përveç rasteve të konfirmuara, edhe 1 mijë e 514 persona janë nën mbikëqyrje.

Rastet e konfirmuara pozitive gjatë ditës së sotme (8), 4 janë raste kontakti me vendbanim në Studime të Ulët të Vushtrrisë, 3 raste me vendbanim në Prishtinë dhe 1 rast kontakti me vendbanim në Llugagji-Pejë.

IKSHP ka njoftuar se vetëm sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar 89 mostra të marra nga rastet e kontakteve në terren si dhe të rasteve të hospitalizuara në Klinikën Infektive.

Gjithashtu, IKSHP ka njoftuar se se një pacient është i shëruar bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.

Nga data 08.02.2020 deri me 26.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 855 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej shtatëdhjetë e nëntë (79) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, thuhet në njoftimin e IKSHP-së.