In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Deklarata e Lajçakut vlerësohet skandaloze dhe e pamatur nga spektri politik kosovar

me 17 Tetor 2020 ora 19:10

Miroslav Lajčák, Slovak Minister for Foreign Affairs

U Kopjua

I gjithë spektri politik e ka kundërshtuar deklaratën e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me ndryshimin e Kushtetutës së vendit.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka quajtur këtë deklaratë si të pavend e të pamatur. Ai ka shtuar se themelimi i Asociacionit të Komunave serbe duhet bërë në bazë të ligjeve në fuqi, raporton KOHA.

Reagime ka pasur edhe nga Ekzekutivi.

Sipas kryediplomates Meliza Haradinaj, Lajçaku po tenton ta kthejë idenë e korrigjimit të kufijve.

Kurse sipas bashkëpartiakut të Haradinajt, Muharrem Nitaj, pala kosovare duhet ta kërkojë përjashtimin e Lajçakut nga procesi i dialogut.

Për deklaratën e Lajçakut ka folur edhe deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, e pranishme në takimin që emisari ka pasur me këtë parti. Ajo ka theksuar se aty nuk është diskutuar asociacioni.

Skandaloze e ka cilësuar atë edhe deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi. Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës assesi nuk duhet të ndërrojë për shkak të Asociacionit.

Si sinjale të para të presionit të BE-së ndaj Kosovës po i cilëson deklaratat e Lajçakut Albert Krasniqi nga “Demokraci Plus”.

“Kushtetua nuk është Bibël, ajo mund të ndryshojë”, deklaroi të premten gjatë një vizite në Beograd, Miroclav Lajçak, kur foli për Asociacionin e Komunave Serbe. Pala serbe në vazhdimësi ka insistuar që ky asociacion të ketë edhe kompetenca ekzekutive.