In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Deklarohet Kurti, thotë se sërish do t’i prij listës

me 20 Janar 2021 ora 18:13

U Kopjua

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti është deklaruar lidhur me përgjigjen që Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dhënë KQZ’së për kandidatët të cilën kanë probleme me ligjin.

Në mesin e 47 deputetëve që kanë probleme me ligjin është edhe Albin Kurti.

Kurti ka deklaruar se nuk ka pranuar asnjë njoftim nga KQZ’ja, raporton Gazeta Express.

Unë nuk jam në dijeni për kurrëfar vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo cka po verejë në Kosovës është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prinë, por edhe populli në Kosovë, besojë që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit”, u shpreh Kurti.

Tutje Kurti ka thënë se institucionet e vendit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit dhe jo t’i vihen përballë atij.

“Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijesuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”, tha ai.

KGJK ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me 46 kandidatë për deputetë nga 15 subjekte politike që kanë problem me ligjin për të kandiduar në zgjedhjet e 14 shkurtit.