In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Demi: E padrejtë të mbyllet gastronomia, e të obligohet të paguajë taksa të plota

me 13 Nëntor 2020 ora 20:06

U Kopjua

Agron Demi nga shoqëria civile thotë se studimet  kanë tregu se eliminimi i të gjitha masave kufizuese është më i dëmshëm për ekonominë se sa vendosja e masave.

Megjithatë ai thekson se me vendosjen e masave bizneseve po u bëhet shumë padrejtësi.

Sipas tij,  është e padrejtë me mbyllë gastronominë e me i obligua me i pagu taksat e plota

Postimi i plotë:

Askush nuk po i kundërshton masat kufizuese ndaj Covid. Studimet kanë tregu se eliminimi i të gjitha masave kufizuese është më i dëmshëm për ekonominë se sa vendosja e masave.

Por ama është e padrejtë me mbyllë gastronominë e me i obligu me i pagu taksat e plota.

Është e padrejtë me i kufizu kompanitë e transportit, por regjistrimin me ua rrit së paku 26%.

Është e padrejtë me i emëru nga pesë zëvendësministra në një ministri, e bizneset me u detyru me largu njerëz prej punës.

Është e padrejtë me i nda 22 milionë euro ma shumë për paga në sektorin publik, e me ua vonu deri në tetor ndihmat prej 170 euro për punëtor bizneseve.

Është e padrejtë me buxhetu autostradë 600 milionë euro, e mos me shtu numrin e shtretërve në spitale.

Është e padrejtë me siguru vota për ligjin që ndëshkon ata që shkelin masat, e mos me mujtë qe disa muaj me siguru vota për ligjin që u ndihmon bizneseve e qytetarëve…