Deputeti i PDK’së dyshon që Kurti e Vuçiq janë marrë vesh për lojë politike

21:27 / 19 Gusht 2022

U Kopjua

Nga PDK kanë komentuar paraqitjen e Albin Kurtit në takimin me presidentin e Serbisë, ndërsa nga shoqëria civile tregojnë se cilave çështje duhet t’u jepet prioritet në këto bisedime.

Nga partia më e madhe opozitare në vend thonë se mund të ndodh që Kurti e Vuçiq të jenë marrë vesh për një lojë politike. Kështu ka deklaruar për T7 deputeti, Xhavit Haliti.

“Po, nëse janë marrë vesh në Bruksel për të bërë lojë politike për qëllime elektorale, mund të bëhet ndonjë lojë apo eksperiment ta quajmë, për t’i tensionuar ose për t’I pa si do të reagojnë qytetarët e vendit”, ka thënë Haliti.

Përmes një shkrimi në Facebook, takimin Kurti-Vuçiq e ka komentuar edhe kryetari i AAK-së.

Madje, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga BE që t’ia dorëzojë SHBA-ve dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërkohë, sipas Petar Petkoviqit, që drejton të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, pala kosovare ka hedhur poshtë të gjitha propozimet e Vuçiqit për targat dhe letërnjoftimet.