In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Dikur me Barcën, sot me Cityn, Guardiola ilaq për Real Madridin

me 26 Shkurt 2020 ora 23:59

U Kopjua

Real Madrid e ka nisur shumë keq fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Ish-kampionët e Evropës janë mposhtur në “Santiago Bernabeu” me rezultat 1-2 nga Manchester City në ndeshjen e fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Madrilenët kaluan të parët në epërsi me golin e Iscos në minutën e 60-të të ndeshjes.

City e barazoi rezultatin në minutën e 78-të me anë të Gabriel Jesus i cili e shfrytëzoi shumë mirë një krosim nga De Bruyne.

E pikërisht belgu shënoi golin e avantazhit për anglezët vetëm pesë minuta më vonë, nga penalltia.

Katër minuta para fundit, Reali mbeti me 10 lojtar, pasi që Sergio Ramos u ndëshkua me të kuq.

Ndeshja e kthimit në Ettihad luhet me 17 mars.