In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Ditët kritike të Kurtit, Ministri i LDK’së: Vazhdojmë me mocionin

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, që është edhe zëdhënës i LDK’së ka deklaruar sot para mediave se mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti do të vazhdojë në Kuvendin e Kosovës, raporton Kosova.LIVE

.“Mocioni do të vazhdojë në Kuvendin e Kosovës ky është vendim i kryesisë së LDK-së”, ka deklaruar sot ai.

Dita e mërkurë është afati i fundit kur do të duhej të vihej në votim para deputetëve mocioni i iniciuar nga LDK-ja javën e kaluar.

Por, paraprakisht, Kuvendi do t’i drejtohet me një shkresë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për të kërkuar rekomandim nëse ekzistojnë kushtet për mbajtjen e seancës.

Sipas pikës 3 të nenit 100 të Kushtetutës, mocioni i mosbesimit vihet në rend dite në Kuvend, jo më vonë se pesë ditë, e as më herët se dy ditë nga data e parashtrimit të tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *