Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Dje u rriten përsëri çmimet, sot dolën 100 euro: Sa po arrijnë kosovarët të blejnë ushqim për vete

me 26 Maj 2022 ora 17:07

U Kopjua

Sot ka nis shpërndarja e 100 eurove për punëtorët e sektorit privat, sipas vendimit të Qeverisë. Këto para do t’i marrin rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuarit të sektorit privat. Por, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur serish.  Selatin Kaçaniku ka thënë se 100 eurot e qeverisë nuk janë asgjë për qytetarët.

Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur në Kosovë. Produktet kryesore të ushqimit përsëri janë shtrenjtuar. Vaji, vezët dhe qumështi janë prekur më së shumti.

Agjencia e Statistikave të Kosovë tek rubrika “çmimet ditore” ka treguar se çmimet e disa artikujve bazë përsëri janë shtrenjtuar.

Siç ka treguar ASK, ndryshim të çmimet gjatë ditës së djeshme janë vrenjtur tek, vaji ushqimor, vezët dhe qumështi .

Vaji ushqimor gjatë ditës së djeshme ka qenë 2 euro e 72 cent, derisa ditë më parë është shitur më 2.58.

Kurse, vezët janë shtrenjtuar për më shumë se 10 cent. Derisa qumështi për 3 cent ka dallim tani.

“Vaj ushqimor luledielli – Floil, 1 litër, 2,72 cent, ishte 2,58.  Vezë – Konson, 30 copë         3,38 ishte 3,21.  Qumësht tetrapak – Vita 3.2 %, 1 lit 1,05 ishte 1/03”, ka treguar ASK.

Ndryshime të çmime ka pasur edhe tek disa produkte të tjera.

Lidhur  me ngritje e çmimeve ditë më parë ka folur ditë parë për Syri.net eksperti i ekonomisë, dhe themeluesi i organizatës Konsumatori Selatin Kaçaniku.

Ai ka treguar se si është renduar shporta e qytetarëve dhe si po jetojnë qytetarët e Kosovës me këtë gjendje.

“Ajo /Ato që mund t’i blinim para 5 – 6 vitesh me koston prej 115 Euro të shportës bazike të qytetarit / familjes konsumatore tani, sivjet nuk mund ta blejnë as 1/3 –tën.  Pra, është rënduar/shtrenjtuar shporta bazike e ushqimit. Krahasor me dy vitet e fundit në Kosovë kemi ngritje çmimesh prej 200 – 330 %”.

Sipas tij as 100 eurot e qeverisë nuk janë asgjë për qytetarët e Kosovës.

“….tingëllon sikur duan të na bindin se këto para janë të qeveritarëve – njësoj si paratë e shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve, qeveritarëve, presidencë. Po të donte / dinte, Qeveria do të na ndihmonte: Duke e konstruktuar një  Buxhet përforcues e të na heq qafe Buxhetin konsumues. Do të na kthente TVSH-në e abuzuar te produktet themelore ushqimore.

Image

Javë më parë ASK po ashtu ka treguar se Buka, vaji ushqimor, qumështi dhe energjia elektrike janë produktet me rritjen më të madhe të çmimeve.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), brenda një viti, ngritja e çmimit të vajrave dhe yndyrave ushqimore ishte më e madhja me 51.3 për qind, pasuar nga buka me 24.3 për qind.

Po ashtu, rritje të theksuar të çmimeve ka pasur edhe qumështi, djathi e vezët me 21.7 për qind dhe energjia elektrike me 17.6 për qind.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill ka arritur në 11.2 për qind.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të bukës dhe drithërave me 24.3 për qind, mishi me 13.5 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 21.7 për qind, vajrat dhe yndyra ushqimore me 51.3 për qind, perimet me 13.8 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 15.9 për qind, prodhime të ndryshme ushqimore me 11.6 për qind, kafeja, çaji dhe kakao me 13.6 për qind, uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet me 5.9 për qind, duhani me 4.8 për qind dhe mirëmbajtja dhe rregulli i vendbanimit me 8.2 për qind”.

Brenda një muaji, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te vajrat dhe yndyrat ushqimore me 15.6 për qind, ndjekur nga gazi me 10.8 për qind dhe shërbimet e transportit me 3.9 për qind.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar  është ekzekutuar pagesa prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat.

Sipas Muratit, janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se sapo është kryer pagesa e shtesës prej 100 euro për rreth 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat (atyre që nuk marrin paga nga buxheti i shtetit). Pra, gjithsej 220 mijë persona sot do të pranojnë në llogaritë e tyre shtesën prej 100 euro. Janë mbetur edhe aplikantët e lajmëruar në mars e që nuk kanë qenë të lajmëruar në shkurt, për të cilët pagesa do të kryhet në muajin qershor, me kusht që vazhdojnë të jenë të deklaruar si punëtorë për së paku tri periudha tatimore (mars, prill, maj) nga punëdhënësi”, njofton Murati.

Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro.

Për punëtorët që kanë pagë më të lartë se 1,000 euro dhe punëtorët që nuk kanë qenë të regjistruar në muajin shkurt, sipas Qeverisë nuk mund të përfitojnë këto subvencione nga shteti.

Image