In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Dje u sulmuan nga Bekim Jashari, sot militantët e VV-së përdorin Jasharët për vota

me 22 Tetor 2021 ora 15:41

U Kopjua

Gjatë ditës së djeshme ka shpërthyer një konflikt në Facebook mes Vetëvendosjes në Skënderaj dhe Bekim Jasharit. Por, pa kaluar as njëzet e katër orë, militantët e kësaj partie në grupin “Me kryeministrin” kanë përdorur familjen Jashari për ta rritur mbështetjen për partinë e tyre.

Gjatë ditës së djeshme Bekim Jashari akuzoi Vetëvendosjen se në mënyrë indirekte kishin ndikuar në humbjen e tij në zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Por, Vetëvendosje sërish ka përdorur familjen Jashari për të rritur mbështetjen për zgjedhjet e 14 nëntorit, ku kandidatët e saj janë në balotazh në 12 komuna.

Kjo parti ishte akuzuar nga opozita se për efekte elektorale kishte përmendur Murat Jasharin për president në të kaluarën, pa e materializuar asnjëherë në veprime konkrete, përcjell Periskopi.

Në grupin “me kryeministrin” në Facebook janë mbi 350 mijë anëtarë, dhe shpesh postimet i bëjnë edhe deputetë të ndryshëm të Vetëvendosjes.