Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Dorasi që vrau 30 vjeçarin në Ferizaj dyshohet se është vëllau i reperit Buta

me 28 Maj 2022 ora 10:42

U Kopjua

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmje e 28 majit në Ferizaj, ku një 30 vjeçar ka mbetur i vdekur në rrugën “Rexhep Bislimi” tek marketi ” Euro Market”, shkruan Insajderi.

Gazeta Insajderi mëson se person qe mbeti i vrarë nga të shtënat me armë është Gazmend Hyseni i njohur me nofkën Strella. 

Ndërsa dorasi që vrau Strellën është vëllai i reperit Buta, Qëndrim Januzi i njohur me nofkën ‘RIFA’.

Sipas Policisë, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30 vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.