In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Drejtori i “Ibër Lepencit”: VV-ja më shkarkoi përkundër performancës pozitive

me 21 Korrik 2021 ora 15:15

U Kopjua

Bordi i drejtorëve të “Ibër Lepencit”, ka shkarkuar sot nga detyra kryeshefin, Berat Lushtaku.

Lushtaku, përmes një komunikate , ka reaguar duek thënë  se vendimi i sotëm i Bordit te Drejtorëve është krejtësisht në kundërthënie me deklarimet e kryeministri Kurti, i cili në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës 27.05.2021, ka vlerësuar performancën pozitive dhe të arriturat e N..H. “Ibër-Lepenc”.

“Vendimi i bordit të “dhunshëm” është arbitrar dhe nuk e pasqyron gjendjen reale të ndërmarrjesë sonë, për faktin se N.H.”Iber-Lepenc”, në vitet prej se unë  e udhëheqë ka pasur një performancë të shkëlqyeshme, performancë kjo e konstatuar nga raportet vjetore të auditimit të jashtëm, në të gjithë sektorët e ndërmarrjes”, ka thënë ai.

Reagimi i tij i plotë:

Sot partia në pushtet, e dehur nga rezultatet e 14 shkurtit, dëshmoi edhe një here se puna me e mirë që ata dijnë të bëjnë është shkarkimi, bllokimi dhe defunksionalizimi i institucioneve shtetërore. Ata, tani qartazi kane ndryshuar prioritetet e tyre, nuk flasin me për parime te përgjithshme dhe zhvillim por lufta e tyre është drejtuar kundër personave të përveçëm – drejtues të ndërmarrjeve publike, pa bërë asnjë analizë të performancës individuale dhe rezultateve të kompanisë.

Sot bordi i përkohshëm i N.H. “Ibër-Lepenc” i emëruar nga pushteti aktual, në stilin e masave të dhunshme të instaluara nga pushtuesi serb në vitet e 90-ta, pa përfillur as rregulla e as procedura, me një bord gjysmak, pa ndonjë analizë, pa ndonjë bilanc të të arriturave të ndërmarrjes, mori vendim për shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit të ndërmarrjes , shkarkim ky plotësishtë i jashtëligjshëm dhe i motivuar politikisht.

Vendimi i bordit të “dhunshëm” është arbitrar dhe nuk e pasqyron gjendjen reale të ndërmarrjesë sonë, për faktin se N.H.”Iber-Lepenc”, në vitet prej se unë  e udhëheqë ka pasur një performancë të shkëlqyeshme, performancë kjo e konstatuar nga raportet vjetore të auditimit të jashtëm, në të gjithë sektorët e ndërmarrjes.

Poashtu vendimi i sotëm i Bordit te Drejtorëve është krejtësisht në kundërthënie me deklarimet e kryeministri Kurti, i cili në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës 27.05.2021, ka vlerësuar performancën pozitive dhe të arriturat e N..H. “Ibër-Lepenc”.

Rritja e te hyrave nga energjia elektrike në masën 33 %, rritja e të hyrave të pergjithshme të ndërmarrjes dhe ndryshimi komplet i gjendjesë financiare të ndërmarrjes me një bilanc financiar prej 5 milion euro, regjistrimi i të gjitha pronave të ndërmarjesë në gjeoportalin shtetëror, projektet dhe investimet kapitale më Bankën Botërore,  më të mëdhat në historinë e e ndërmarrjesë, janë vetëm disa nga të arriturat e mia gjatë udhëheqjesë së N.H.”Iber-Lepenc.

Në një vend normal dhe me qeveri demokratike, çdo drejtues institucioni me rezultate të tilla do duhej të shpërblehej, por tek ne ndodh e kundërta. Prandaj duke e konsideruar këtë vendim tërësisht të motivuar politikisht, njoftoj opinionin e gjerë se do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të konstestuar këtë vendim arbitrar të një bordi joprofesional të instaluar nga një qeveri diletante.

Krejt në fund dua të falemnderojë menagjmentin e N.H.”Iber-Lepenc si dhe të gjithë punëtorët për respektin e ndërsjelltë, punën profesionale e të palodhur, gjë e cila ka ndikuar në arritjen e sukseseve tona të përbashkëta. Për mua si drejtues ishte kënaqësi bashkëpunimi me secilin prej tyre, duke parë dhe besuar thellë se përkushtimi i tyre parësor ishte devotshmëria ndaj institucionit, familjes dhe shtetit të Republikës së Kosovës.

U priftë e mbara! Do të takohemi në sfida të tjera…

​Berat Lushtaku, Kryeshef i N.H.”Ibër-Lepenc”.