In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Drejtori i Thesarit: Paratë e buxhetit të Kosovës janë të sigurta, ato po ruhen në BQK

me 26 Tetor 2020 ora 14:40

U Kopjua

Mbi 2 milionë euro u vodhën më 9 tetor nga kuleta e Shtetit. Kjo dyshohet se u bë nga zyrtari i këtij institucioni financiar tashmë i arrestuar, Labinot Gruda.  Ai përmes katër transaksioneve dyshohet se e dërgoi këtë shumë të parave në një llogari të një kompanie private në Drenas brenda tetë minutave.


Por, drejtori i Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismaili tha se paratë tjera të buxhetit të Kosovës tanimë janë të sigurta në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).

Për këtë sipas tij janë bllokuar edhe qasjet në llogaritë ku edhe dyshohet se janë transferuar mbi 2 milionë euro.

“Paratë e buxhetit të Kosovës janë të sigurta. Ato ruhen në BQK. Ky ka qenë një rast i izoluar. Janë bllokuar të gjitha qasjet dhe gjithçka është nen kontroll”, u shpreh Ismaili.

Megjithatë Ismaili, nuk ka treguar nëse është intervistuar apo jo nga Prokuroria lidhur me këtë rast, por ai tha se u kanë ofruar të gjitha dëshmitë dhe informatat për këtë rast organeve të drejtësisë.

“Të gjitha dëshmitë dhe informatat e kërkuara janë ofruar nga përgjegjësit  tek organet e drejtësisë, në bashkëpunim maksimal. Të kemi besim se organet e rendit do t’a bëjnë punën e tyre dhe të gjithë përgjegjësit të marrin dënimin e duhur”, ka potencuar më tej Ismaili

I pari i Thesarit të Shtetit ka bërë të ditur se aktualisht ndodhet në pushim mjekësor, meqë është diagnostikuar me virusin Covid-19.

Kujtojmë, se lidhur me transaksionin e mbi 2 milionë eurove nga Ministria e Financave, janë të përfshirë 40 persona të dyshuar.

Gazeta Objektiv ditë më parë ka siguruar edhe deklaratën e plotë të dyshuarit Labinot Gruda i cili e kishte mohuar se e ka bërë këtë transaksion brenda tetë minutave.

Gruda të enjten para trupit gjykues ka thënë se është e pamundur të kryhet ky transaksion brenda atyre minutave.

“Unë çdo herë i kam përmbushur detyrimet e mia sipas përshkrimit të vendit të punës dhe asnjëherë nuk i kam tejkaluar ato. Nëse më kishte pyetur në mënyrë reale se si kishte mundur të vije deri tek ky transaksion, e që këtu në kërkesë është se: ”nga ora 12:11 min, deri në ora 12:19 min”, është kryer ky transaksion, apo këto transaksione, unë ju them se është diçka e pamundur”, ka thënë mes tjerash Gruda.