In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Drejtori i Werderit e konfirmon largimin e Rashicës

me 26 Qershor 2020 ora 15:25

U Kopjua

Milot Rashica do të largohet nga Werder Bremeni gjatë kësaj vere. Drejtuesit e klubit gjerman janë të vetëdijshëm për këtë, e në ndërkohë po e kërkojnë një zgjidhje për yllin kosovar

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann e ka pranuar se Milot Rashica mund të largohet gjatë kësaj vere.

Interesim serioz për yllin kosovar kanë shfaqur klubet si Milani, Leipzigu dhe Hertha Berlini, përcjell Kosova.LIVE

Duke folur për ndeshjen e fundjavës ndaj Kolnit, e cila do të jetë vendimtare për fatin e Werderit, Baymann është ndalur të flasë edhe për 23 vjeçarin, i cili me gjasë po i kalon javët e fundit të eksperiencës në “Weserstadion”.

“Ai dëshiron ta japë një lamtumirë të duhur. Nuk është sekret që Miloti e ka zgjuar interesimin e klubeve të tjera. Mbi të gjitha, ka pasur spekulime të shumta në ditët e fundit. Nëse një klub ka interesim konkret për të, do të takohemi dhe do ta gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Baumann për “Fussballtransfers”.

Nëse Werderi bie nga Bundesliga, klauzola e Rashicës prej 38 milionë eurosh do të bie dukshëm dhe ai mund të kushtojë vetëm 15 milionë euro.