In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Dua Lipa në mbështetje të Joe Biden: Ishte pranë nesh kur Kosova po përballej me një katastrofë humanitare

me 12 Tetor 2020 ora 23:00

U Kopjua

Dua Lipa ka dalë publikisht për ta mbështetur Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në SHBA që ta votojnë Joe Biden në zgjedhjet presidenciale.

Në një video në faqen në rrjete sociale të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara “Shqiptarët Amerikanë për Joe Biden”, ajo dërgoi mesazh të qartë politik.

“Biden ishte pranë nesh kur Kosova po përballej me një katastrofë humanitare”, tha Dua.

“Zëri juaj nuk ka qenë kurrë i fortë. Joe Biden ishte pranë nesh ndërsa Kosova u përball me një katastrofë humanitare. Besimi i tij dhe besimi i Camala Harris në demokraci dhe institucionet ndërkombëtare është ajo për të cilën Shtetet e Bashkuara dhe bota kanë nevojë sot”, u shpreh ajo.