In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

Dy viktima sot në Shqipëri/ MSH: Një pjesë e pacientëve të rënduar në Infektiv janë të rinj

me 10 Korrik 2020 ora 17:20

U Kopjua

Pas një të enjte për fat të mirë pa viktima, vendi ka shënuar këtë të premte dy të vdekur të tjerë nga Covid-19.

Ministria e Shëndetesisë bëri të ditur se një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv.

Të dy viktimat ishin shtruar prej disa ditësh në spitalin infektiv në gjendje të rënduar.Në total numri i viktimave në Shqiperi ka shkuar në 85, ku afro gjysma e tyre 46 I përkasin qarkut të Tiranës.

Ministria bëri të ditur ndërkohë se situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive por edhe pacientë të intubuar, një pjesë e tyre mosha të reja.

Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde. Gjatë 24 orëve të fundit nga 420 testime dolën 90 raste pozitive.

COVID-19 – Statistika (10 Korrik 2020)

Testime totale 31513

Raste pozitive 3278

Raste të shëruara 1875

Raste Aktive 1318

Humbje jete 85

(Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 13, Kukës 1, Elbasan 3, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 529

Durrës 229

Shkodër 169

Vlorë 120

Lezhë 65

Fier 41

Kukës 40

Elbasan 34

Korçë 32

Berat 24

Dibër 18 Gjirokastër 17