In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

E konfirmojnë nga KQZ: Deri në fund të kësaj jave, dalin rezultatet përfundimtare për Podujevë

me 30 Nëntor 2020 ora 21:02

U Kopjua

Një ditë më parë janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme në dy komuna të Kosovës, në atë të Podujevës dhe Mitrovicës Veriore. Derisa është bërë i ditur rezultati preliminar i tyre, KQZ-ja ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen gjatë kësaj jave.

Kështu ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i shpallë rezultat përfundimtare të një procesi zgjedhor pasi që të përfundojnë të gjitha procedurat e parapara me ligj këtu në QNR siç është pra numërimi i votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta, të votuesve të kësaj kategorie pra që kanë qenë të prekur me Covid-19 si dhe të votave me postë”, tha Elezi për IndeksOnline.

Mirëpo deri në përfundim të këtij procesi duhet të shikohet nëse  në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe të Parashtresave do të ketë ndonjë ankesë lidhur me ngjarjet në vendvotim gjatë ditës së diele, theksoi tutje Elezi.

 “Në bazë të procedurave të rëndomta të cilat zhvillohen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve bëhet evidentimi i të gjithë këtij materiali i cili pranohet dhe po sipas proceduarve besojmë qe së shpejti do të bëhet numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta, votave të votuesve të cilët kanë qenë të infektuar me Covid-19 si dhe votat të cilat kanë ardhur përmes postës. Besojmë që ky proces do të fillojë shumë shpejt dhe rezultati pastaj i numërimit të këtyre fletëvotimeve i bashkohet rezultatit të vendvotimeve. Pra numërim i cili është bërë të dielën në mbrëmje”.

Elezi tutje ka bërë të ditur se në procesin e votimit  nga 500 persona të infektuar me Covid-19, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar vetëm 170 qytetarë.

“Në bazë të të dhënave të cilat deri më tani kemi arritur që t’i listojmë në Komunën e Podujevës numri i qytetarëve të cilët janë kontaktuar përmes telefonit për të iu treguar lidhur me shërbimin e KQZ-së pra për të votuar përmes ekipeve lëvizëse në ditën e zgjedhjeve ka qenë rreth 500 qytetarë të kontaktuar. Kontakti me ta është bërë i mundur duke u mbështetur në listën zyrtare të IKShPK-së”.

“Prej tyre siç jemi njoftuar kanë qenë rreth 200 persona të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhje përmes këtyre ekipeve dhe sipas të dhënave të cilat i kemi pranuar nga terreni janë rreth 170 qytetarë që gjatë ditës së djeshme, pra votues që kanë qenë të infektuar më Covid-19 të cilët kanë votuar përmes këtyre ekipeve që KQZ-ja i ka dërguar në adresë të tyre”, nënvizoj Elezi.