In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

E konfirmon Likaj: Gjysmë vjetori i dytë në shkolla nis më 18 janar

me 14 Janar 2021 ora 16:33

U Kopjua

Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj e ka konfirmuar se gjysmë vjetori i dytë në shkolla do të nis më 18 janar.

Ai ka thënë se ka kërkuar nga Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit që të bëhen përgatitjet e nevojshme.

“Sot takova Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmë vjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021. Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm”, shkroi ai në rrjetin e tij social Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot takova Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmë vjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021. Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm. Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë akterëve në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit.

Në takim i pranishëm ishte edhe shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë z. Murat Sahin të cilin e falënderova për ndihmën e jashtëzakonshme që na kanë dhënë gjatë kësaj kohe.