Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

E pabesueshme, por e vërtetë: Me Albin Kurtin në pushtet kosovarët po varfërohen

me 1 Qershor 2022 ora 11:38

U Kopjua

Një vit e më shumë i kaloi vendi nën qeverisjen e të ‘shumë priturit’ Albin Kurti, premtimet e të cilit as nuk kanë startuar të realizohen. Madje edhe pse kohë krize, qytetarët nuk është se po ndjejnë përkrahjen e shtetit sa e si duhet. Kosovarët kanë mbetur në udhëkryq dhe drejtimin e kanë vështirë ta marrin, sepse barra mbi supe i ka rënduar së tepri, pandemia njëherë e ngritja e çmimeve më tej i ka rraskapitur konsiderueshëm. Në thuajse asnjë sektor, askush nuk po arrin të thotë se po bëhet ndryshimi. Edhe për një nga sektorët më me peshë si ai i ekonomisë asnjë tregues nuk po e përcakton se po avancon, shkruan Kosova.LIVE.

Kështu të paktën po deklaron për  Kosova.LIVE edhe njohësi i kësaj fushe, Mustafë Kadriaj. Ai po evidenton tre indikatorë që paraqesin ngecje në zhvillimin ekonomik duke filluar nga mungesa e investimeve, zbutja e papunësisë e rënia e mirëqenies së qytetarëve çdo ditë e më shumë.

“Për dallim në dikasteret tjerë qeverisës ekonomia flet me shifra njëherit janë treguesit ekonomik të cilët janë përcaktuesit e orientimit të ekonimisë së një shteti. Pra mbi këtë bazë përcakutuesit e ekonomisë në qeverisjën ekonomike duke filluar nga investimet të cilat derivojnë rritje të aktivitetit ekonomik punësim dhe mirëqenie pra mbi këtë fakt sot nuk kemi investime sot nuk kemi punësim por, sot kemi rënie të mirëqenies ekonomike pra edhe deklarimet e qeverisë për rritje ekonomike nuk janë refencë dhe nuk janë serioze për faktin që janë kontestuar edhe nga raportet krediblie ndërkombëtare”, është shprehur ai.

Kadriaj më tej ka theksuar se qeverisja Kurti nuk ka një strategji ekonomike të qëndrueshme.

Po ashtu profesori vlerëson se kjo qeverisje po operon pa kuadro çka e bën një qeverisje amatere.

“Nëse kjo qeveri është ardhur në pushtet dhe ka marrë mandatin nga qytetari për ndryshim pajtohem po ka ndryshim për fat të keq një qeverisje amatere e cila po rezulton në numrim për se mbrapi të ekonomisë, por vetëm ndryshim pozitiv nuk shihet për faktin sepse nuk ka parakushte për ndryshime pozitive. Si çdo qeveri edhe kjo nuk ka strategji ekonomike të qendrushme por për dallim të tjerave kjo qeveri nuk ka sens të qeverisjes sepse nuk ka kuadro dhe më e rënda është që kanë vetëbesim të tepruar deri në iluzione ku për fat të keq kjo do të rezultoj në ulje të mirëqenies së qytetarit çdo ditë”, ka përfundur ai për Kosova.LIVE.

Kujtojmë që Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një projeksion për bruto-produktin vendor pret që Kosova të rritet për vetëm 2.8 për qind këtë vit. Kurse nga projeksioni i mëhershëm në muajin tetor të vitit 2021, parashihej që rritja të ishte 4.5 për qind.

Mirëpo ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka dhënë një parashikim pak më premtues se ai i FMN-së.

Murati ditë më parë tha se për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe luftës së Rusisë në Ukrainë, ministria që ai udhëheqë ka rishikuar parashikimet për rritjen ekonomike, dhe këtë vit, sipas tij, rritja reale ekonomike do të arrijë në 5.7 për qind.

“Mirëpo, si rezultat i tronditjeve në zinxhirin e furnizimit në tregjet globale dhe pasojave të luftës në Ukrainë, ekonomia e Kosovës pritet të ketë një rritje më të moderuar në vitin 2022, andaj edhe vlerësimet e Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve janë rishikuar krahasuar me ato fillestare për këtë vit. Kështu, nga parashikimet presim që rritja reale e vitit 2022 të arrijë 5.7 për qind, nxitur kryesisht nga eksporti neto dhe investimet. Kurse rritja nominale përsëri do të jetë dyshifrore, megjithatë janë presionet inflacionare që ndikojnë që rritja reale kësaj radhe të jetë më e ulët”, kishte deklaruar ai.