In Medias Res

Editoriale

Bashkohuni me ne në rrjetet sociale

Kosovalive SH.P.K.
Rruga Vicianum, 2/1 Arberi
10000 Prishtine
Kosovë

Email: [email protected]
Tel: 038 753 465
Tel: 043 588 700

E rëndë: 19 vjeçarja që u dhunua nga 4 meshkuj ka mbetur shtatzënë

me 21 Janar 2021 ora 12:34

U Kopjua

Një ngjarje e tmerrshme po dyshohet se ka ndodhur në një fshat të Prishtinës para katër muajsh.

Një 19-vjeçare ka raportuar në Polici se është dhunuar nga katër meshkuj, dy nga të cilët i njeh.

Krejt kjo ngjarje po dyshohet se ka ndodhur në mal, në një shtëpi të pabanuar, rrugës që çon në fshatin Koliq të Prishtinës.

19-vjeçarja ka deklaruar se është dhunuar me forcë nga katër personat e dyshuar.

E krejt rastin e ka lajmëruar pas katër muajsh, pasi ka kuptuar se si pasojë e dhunimit, ka mbetur shtatzënë. Ajo ka deklaruar për Express se për këtë, posedon edhe raportin mjekësor.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Dhunim”.

“Dhunim. Koliq NN. Me 20.01.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se para katër muajve është dhunuar nga katër persona të dyshuar dy nga ta i njeh. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.